Kryetari i bashkësisë lokale Kshevë, Anton Nikaj largohet nga Alternativa Shqiptare…

Kryetari i bashkësisë lokale Kshevë dhe anëtari i këshillit të Malësisë të Alternativës Shqiptare është larguar nga kjo parti. Njoftimin e bëri përmes një statusi në facebook, të cilin po jua përcjellim të plotë:

Angazhimi im në Alternativën Shqiptare (ASH) ishte nga motive të pastërta dhe të sinqerta që si një i ri nga këto treva të kontribuoj në veprimtarinë e këtij subjekti politik. Edhe pse me obligime në studime, nuk kurrseva kohën time në angazhime partiake, me shpresë se udhëheqësia partiake gjithëherë do të ketë kujdes ndaj kuadrove të veta. Me marrjen e pushtetit nga ana e ASH në Komunën e Tuzit, janë krijuar kushtet për angazhimin e kuadrove të përgaditur të arsimuar dhe të gatshëm për punë profesionale. Pasi që edhe unë mbarova stazhin e praktikantit në Organizatën Turistike, pata shumë premtime për angazhimin tim në këtë organizatë pasi edhe nuk kishte ndonjë pënges ligjore. Pas shtyrjes së shumë afateve për shpalljen e konkursit, kryetari N. Gjeloshaj me mesazhin e fundit më njoftoi se kjo do të ndodhë brenda 10-15 ditëve të ardhshme. Pasi skadoi edhe ky afat i propozuar nga vetë kryetari për çgjë e njoftova Këshillin e Malësisë të ASH, dhe pasi as premtimi i rrallës nuk u plotësua, unë sërish bëra të njëjtin njoftim dhe paralajmërova daljen time nga ASH, për shkak të sjelles së këtillë ndaj meje: premtimeve boshe ndaj meje tashmë një kohë të gjatë. Kryetari Gjeloshaj, në reagimin e tij të shkurtër i mohoi premtimet e dhëna dhe menjëherë më bllokon komunikimin me të dhe brenda grupin të Këshillit të Malësisë.

Mirëpo, për fat, mesazhet dhe premtimet e dhëna janë të shkruera dhe të ruejtura, dhe është e pamundur shlyerja dhe mohimi i tyre. Bllokimi i komunikimit brenda këtij grupi, nuk mbyll mundësitë tjera të publikimit të fakteve, pasi sjellja e këtillë ndaj meje, më shtyn të jem sa më transparent. Pse nuk më është thënë fillimisht se nuk ka mundësi punësimi por gjithënjë e kundërta, me premtime dhe variante të shumta duke më bindur se kjo është çështje e kryer. Pse nuk më është thënë fillimisht mesazhi që më është kumtuar i fundit dhe të mos e kaloj gjithë kohën nën presion e premtimeve dhe shumë varianteve tjera. Aq më parë pasi tashmë është e njohur mënyra e punësimeve se a janë mbi baza partiake apo jo, nepotizmi e kështu me radhë, të cilat lehtë mund të vërtetohen. Aq më parë duke marrë parasysh se unë jetoj në familje tetëanëtarëshe me asnjë të punësuar, por si duket vizioni i udhëheqësisë është punësimi i sa më shumë anëtarëve nga të njëjtat familje.

Kurse në rastin tim, kontributin personal e të familjes time që nga themelimi i ASH, as që e marrin parasyshë. Por, këto nuk më befasojnë pasi unë kam përjetuar që nga udhëheqësit e lartë të më ndalojnë komunikimin me ndonjërin nga shokët e mi më të ngushtë dhe më të mirë, por vetëm se nuk u pëlqente atyre edhe pse kishte kontribuar shumë në veprimtarinë e ASH. Si kryetar i BL Kshevë, poashtu ju rikujtoj në premtime të shumta ndaj nevojave të banorëve të kësaj BL, por ende të pa realizuara dhe, si njeri i përgjegjshëm do të insistoj në realizimin e tyre, duke ju rikujtuar gjithënjë në premtimet e dhëna, por ato në shkrimet e ardhshme.

Anton Nikaj, Kryetar i BL Kshevë Anëtar i Këshillit të Malësisë të ASH