Kryetari Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit…

Kryetari Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit

Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë.
Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme! Shkruan Basha.