Kryebashkiakja Ademi denoncon dëmtimin e pemëve dekorative në Shkodër

Shkruan në Facebook kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi: Ky veprim është i pa precedent! Gjelbërimi, trotuari dhe rrugët janë e mira jonë publike e përbashkët, është qyteti ynë, shtëpia jonë e përbashkët.

Bashkia Shkodër ka denoncuar dëmtimin e prerjen e pemëve dekorative.  Nga Komisariati i Policisë Shkodër janë kryer veprimet procedurialo – hetimore dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë Shkodër.

Nga Policia Shkodër po kryhen dhe veprime të tjera operative për zbardhjen e së vertetës, identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë!

Pamje të tilla, nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë dhe mbrojtjen e vlerave tona!