Krijohet shoqata sportive “Vllaznia Futsal”…

Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivit për masivizimin dhe promovimin e sportit të futbollit në qytetin e Shkodrës, në bashkëpunim me një grup dashamirësish dhe biznesmenësh të sukseshëm, ka vendosur krijimin e shoqatës sportive “Vllaznia Futsal” .

Klubi i Futbollit Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër ka bërë të mundur pjesmarrjen e menjëhershme në kampionatin e futsallës i cili starton me datën 26 nëntor 2022, ora 12.00 në Pallatin e Sportit Qazim Dervishi, Shkodër me ndeshjen Vllaznia Futsal – Diamant Futsal ⚽️.

Ftojmë të gjithë sportdashësit, dashamirësit e këtij sporti, biznesmenë të suksesshëm të qytetit të Shkodrës të bashkohen në ngritjen e ekipit të futsallës në nivele të konkurrueshme kombëtare dhe ndërkombëtare!