Kreu i Policisë, Ardi Veliu: Çdo komisariat listë me personat pozitivë në zonat e tyre

Alarmi për shtimin e numrit me koronavirus ka alarmra shtetin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka dhënë detyrat komisariateve lidhur me situatën alarmante me COVID-19 në Shqipëri pas shtimit të rasteve.

Veliu ka kërkuar nga çdo komisariat nga një listë për zonat e tyre të personave që janë pozitivë me koronavirus dhe është detyra e policëve të kontrollojnë nëse ata po zbatojnë vetëizolimin apo jo.

Po ashtu Veliu ka kërkuar nga policët të jenë të pajisur me maska dhe po ashtu të kontrollojnë nëse në qendra tregtare dhe supermarkete  klientët i përdorin ato.

Policia do i vijë në ndihmë ISHSH-së për inspektimin në terren si dhe do jetë vetë ajo që do të kryejë kontrolle për të parë nëse po zbatohen apo jo masat ndaj COVID-19.