Koronavirusi në Shqipëri, 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 383 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, me 6 raste të reja në 24 orët e fundit.

Deri tani, kanë ndërruar jetë 22 persona, ndërsa janë shëruar 131.

Në shërbimin infektiv, aktualisht janë 67 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Ndërsa nga 15 mostrat e marrura ditën e djeshmë në Shkodër, mësohet se nuk ka dalur asnjë pozitiv.