Koronavirusi/ Italia pezullon përkohësisht lëshimin e lejeve të qëndrimit për emigrantët

Si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, në Itali janë pezulluar një sërë shërbimesh. Ndër to përfshihet edhe lëshimi i lejeve të qëndrimit për emigrantët.

Për të paktën një muaj, procedurat në lidhje me lejet e qëndrimit, do të anulohen. Po kështu edhe rinovimi i lejes, nuk do të kryhet për të njëjtën periudhë kohore. Masat e marra shërbejnë për të evituar përhapjen e koronavirusit në vend.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.