Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave…

Shpërndaje

Auron Rrokaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

Me një përvojë 12-vjeçare në sistemin arkivor shqiptar, ai ka ushtruar detyra drejtuese dhe inspektuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, duke kontribuar në administrimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit.

I diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe i specializuar pranë Universitetit për të Huajt në Peruxha, Rrokaj ka një karrierë të pasur në administratën publike, diplomaci, arsim dhe shoqërinë civile.

Shpërndaje