Kompania më e madhe e luksit “braktis” parfumet, fillon prodhimin e dezinfektuesit

Situata në Francë, ashtu si dhe në vendet e tjera të Europës, po përkeqësohet dita-ditën me të infektuarit nga koronavirusi që tashmë llogariten në mbi 5500 persona, dhe industria në vend ka filluar të përshtatet.

Kolosi i modës dhe parfumeve të luksit LVMH, pronar i emrave historike si Louis Vuitton, Christian Dior, Guelain dhe Givenchy, ka mbështetur vendimin e qeverisë franceze për të përballuar mungesën e mjeteve mbrojtëse si maska dhe xheli dezinfektues, duke deklaruar se do të fillojë së shpejti rreth 12 tonelata të këtij produkti në javë.

Për të bërë këtë , kompania ka bllokuar prodhimin e parfumeve, dh epo ndryshon linjën e prodhimit me makineritë e nevojshme.