Komisioni i Mbrojtjes Civile, komunikatë mbi situatën në Qarkun Shkodër deri në orë 18.00…

Komunikatë mbi situatën në Qarkun Shkoder nga Komisioni i Mbrojtjes Civile-Qarku Shkoder, ora 18:00

Sot është organizuar takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile me një pjese të anëtareve për të nxitur akoma me shume bashkitë në plotesimin e listave në vijim të VKM-së nr.246 dt.19.03.2020, të cilët kane reaguar në plotësimin e listave dhe dërgimin e tyre konform udhëzimeve.

Sot u informuam nga Instituti i Shëndetit Publik se një shtetar i cili prej 10 ditës ishte vekarantinuar ka rezultuar pozitiv ndaj testit për Covid-19. Aktualisht ai po trajtohet me mjekim nga Spitali Rajonal i Shkodres, si dhe u krye hetimi epidemiologjik të gjithë të afermeve të pacientit.

Ndërkohe nga NJVKSH, Shkoder janë marrë 10 mostra në total, 3 janë nga një familje me histori udhëtimi nga Gjermania, 6 mostra të marra nga familja e rastit pozitiv dhe 1 moster e një shtetasi në fshatin Bardhaj të Bashkisë Shkoder të cilat janë dërguar në ISHP.

Nga DVP janë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Qarkut, nëpermjet postoblloqeve të ngritura në 15 pika në bashkëpunim me strukturat FNSh, Repartit të Ushtrisë 1010, Policive Bashkiake, ku po zbatohen urdherat për ndalimin e qarkullimit në të gjithë territorin e Qarkut.

Nga DVP jane marrë gjithsejt 33 masa administrative, prej të cilave 2 masa për thyerje karantine, 11 masa për hapje lokali, dhe 11 masa për lëvizje të kembësoreve jashtë orarit etj.

Nga Filiali i Postës Shqiptare, janë shperndar në banesa deri sot gjithsejt rreth 1029 pensione, prej të cileve në qytet 329, në fshat 700.

Nga NJKVSh, vazhdon ndjekja e situatës epidemiologjike në të gjithë territorin e Qarkut për mbikqyrjen e të gjithë individeve të kthyer nga vendet e infektuara, për të respektuar rregullat e vetkarantinimit dhe të distancimit social të qytetareve, zbatimin e regullave nga personelet e sherbimit ndaj popullatës, si dhe telefonimin e të semureve kronike për ti asistuar dhe zbatuar rregullat në shtëpi e vijimin e shperndarjes së barnave në shtepi ndaj pensionisteve mbi moshen 65 vjec.

Nga bashkitë ka vijuar puna për plotësimin e listave konform udhëzimeve të deleguara si dhe dezinfektimi i rrugeve, trotuareve, lulishteve ambienteve spitalore të cilat bëhen çdo ditë si dhe ofrimin e sherbimeve imediate ndaj komunitetit nëpermjet KUZ për riparimin e defekteve, pompave dhe pastrimin e kanaleve.

Nga Bashkia Shkoder janë mbështetur me pako ushqimore gjithsejt 102 familje dhe individe në qytetin Shkoder dhe Njësitë Administrative Guri Zi e Dajç, vazhdon procesi shperndarjes ne NjA Berdice, Velipoje dhe Ana Malit.

Vazhdon të ndiqet dhe monitorohet edhe situata e krijuar nga reshjet e dëborës kryesisht në zonat malore në NjA Shale, Shosh në Bashkinë Shkoder, dhe bashkitë Pukë dhe Fushe Arrëz për mbajtjen hapur të gjitha akseve nacionale.