Kjo është Vllaznia më e mirë e 10 viteve të fundit. (STATISTIKA)

Ecuria e sivjetme e Vllaznise ka qene shume e mire teksa i ka bere per vete te gjithe dhe jo me kot ajo kryeson renditjen e kampionatit pas perfundimit te fazes se pare te tij.

Tifozet shkodrane te etur per sukses dhe ne fakt nuk kane deshire qe skuadra e tyre te zemres te gaboje ne asnje moment sepse vetem keshtu mund ta ruajne sa me gjate vendin e pare dhe te mund te ecin drejt titullit te 10-te kampion.

Rruga sigurisht qe do te jete e gjate, megjithate starti eshte i mbare. Mjafton t’i referohemi statistikave dhe Vllaznia e sivjetme eshte me e suksesshmja ne keto 10 vitet e fundit.

Asnje me pare ne pare ne kete dekade, Vllaznia nuk ka qene ne vend te pare pas perfundimit te 9 javeve te para te kampionatit, madje as nw tw dytin.

Asnjwherw mw parw Vllaznia nuk kishte grumbulluar 19 pikw dhe kjo tregon qartw ndryshimin e skuadres se sivjetme me ato te sezoneve te kaluara. Keto jane tregues te nje ndryshimi te madh te pesuar dhe te gjithe shpresojne qe kjo ecuri te vazhdoje sa me gjate.

Me poshte keni ecurine e Vllaznise ne 10 vitet e fundit pikerisht pas javes se 9-te te kampionateve:

ECURIA E VLLAZNISE NE 10 VITET E FUNDIT PAS JAVES SE 9-TE TE KAMPIONATIT:

2020-2021 9 ndeshje- 19 pikë (+6=1-2. Gol: 14-7) vendi i parë

2019-2020 9 ndeshje- 15 pikë (+4=3-2. Gol: 11-7) vendi i tretë

2017-2018 9 ndeshje- 6 pikë (+1=3-5. Gol: 5-10) vendi i nëntë

2016-2017 9 ndeshje- 11 pikë (+2=5-2. Gol: 5-6) vendi i katërt

2015-2016 9 ndeshje- 5 pikë (+1=2-6. Gol: 7-13) vendi i nëntë

2014-2015 9 ndeshje- 11 pikë (+3=2-4. Gol: 6-10) vendi i shtatë

2013-2014 9 ndeshje- 16 pikë (+5=1-3. Gol: 15-9) vendi i tretë

2012-2013 9 ndeshje- 15 pikë (+4=3-2. Gol: 10-7) vendi i katërt

2011-2012 9 ndeshje- 14 pikë (+4=2-3. Gol: 17-12) vendi i gjashtë

2010-2011 9 ndeshje- 11 pikë (+3=2-4. Gol: 7-13) vendi i shtatë

/ShkodraSport/