KF Vllaznia del me njoftim të rëndësishëm për tifozët…

➡️ NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar sportdashës!

🔹Ju bëjmë me dije se dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të hapen që në orën 19:00. Për këtë arsye, për të shmangur konfuzionin që mund të krijohet apo dhe zbatimin e distancës dhe masave të tjera anti- covid, ju këshillojmë që të mos e lini hyrjen në tribuna në momentet e fundit para fillimit të ndeshjes.

🔹 Njëkohësisht ju rikujtojmë se për shkak të rregullave strikte që UEFA ka për ndeshje të tilla, ndalohet mbajtja me vete e objekteve si më poshtë:SENDET QË NUK LEJOHEN

❌ Banderola të pa miratuara nga klubi

❌ Sende të forta

❌ Shishe (të çfarëdolloji)

❌ Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj

❌ Monedha apo metale (të çfarëdolloji)

❌ Çadra dhe çakmakë

❌ Çelësa të ndryshëm

❌ Lazer

❌ Vuvuzela, bori apo bilbila

❌ Kamera të ndryshme apo aparatë që mund të filmojnë ndeshjen

❌ Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamurë

🔹Çdo shkelje e rregullave të UEFA-s penalizon rëndë Vllazninë si në anën financiare, ashtu edhe në dënimin e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.

🔹Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj, zbatimin e këtyre rregullave.Ju faleminderit! Forca Vllaznia!