‘Këtë sezon s’kemi frikë askënd, s’kufizohemi as për titull!’ Xhaferi thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Lejoni tifozët…

16 blerje ka bërë Vllaznia në merkaton e verës, duke u tjetërsuar plotësisht nga sezoni i kaluar kur iu desh të rrezikonte me ‘play-off’ për të qëndruar në Superligë. Sipas donatorit Alban Xhaferri sezonin që do të nisë gjerat do të jenë komplet ndryshe, madje nuk do të ketë limit për skuadrën përsa i përket objektivave.

‘Skuadra është formatuar dhe është bërë e një niveli shumë të lartë. Unë e kam përsërit edhe më parë që nuk kemi frikë asnjë skuadër pavarësisht se çdo rival është për t’u vlerësuar maksimalisht sepse kampionati është i fortë. Ne nuk mund të përjashtojmë asnjë prej objektivave qoftë kampionati, kupa, apo pjesmarrja në Europë,’-deaklroi ai.

Për mikrofonin e Report Tv Xhaferri bëri thirrje ndaj autoriteteve shëndetësore që sezoni të nisë me tifozë.

‘Shpresojmë që shumë shpejt të kthehen tifozët sepse futbolli pa ata është një si një dasmë pa dasmorë. Duhen të kthehen edhe në kushtet që ka ministria e shëndetësisë sepse shëndeti është i pari, por stadiumet tona duke patur parash kapacitet i ofrojnë mundësitë për rikthimin e tyre. Përfitoj nga rasti për të bërë thirrje që në momentin që të fillojë kampionati tifozët të jenë në stadium,’-tha ai.

Lidhur me postin e tij në klub, pasi për momentin është vetëm donator, Xhaferri thotë se qëllimi final është të jetë aksioner te Vllaznia, por për këtë duhen disa procese.

‘Kjo është një skemë matrrëveshje në mungesë të funksionit të një skeme të aksioneve. E para është e rëndësishme për të kontribuar për të Vllazninë dhe pararelellisht më këtë, duke hyrë më shumë në proces, qëllimi final është të jem pjesë e Vllaznisë në kontekstin e aksioneve,’-u shpreh Xhaferri.