
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori për 4 shtetas të dyshuar për vepra penale të ndryshme:
🔹 A. P., 30 vjeç dhe A. K., 54 vjeç, banues në Shkodër – procedim penal për ndërtime pa leje;
🔹 S. M., 61 vjeç, banues në Bërdicë e Sipërme – i konstatuar duke hedhur inerte në tokën e tij;
🔹 Q. H., 67 vjeç, banues në Shtoj i Ri – i dyshuar për vetëgjyqësi, pasi hodhi inerte në tokën e një shtetasi tjetër me pretendimin se i përket atij.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.




