Kapiteni i kombëtares së Armenisë lë futbollin dhe i bashkohet luftës!

Transferimi i mbrojtësit armen, Varazdat Haroyan në Greqi, në Larisa, është shtyrë për shkak se lojtari është mobilizuar për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit.

“Ai është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40 vjeçare, dhe ai tashmë është në zonën e luftës”, sipaspronarit të Larissa, Alexis Kouyias.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhej urgjentisht këtë të martë në mbrëmje për të provuar të shmangte një luftë të hapur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, e cila do të rrezikonte destabilizimin e Kaukazit të Jugut dhe tërheqjen e Turqisë atje dhe Rusisë.

Varazdat Haroyan ka bërë 51 ndeshje me kombëtaren e Armenisë.