Kandidati Benet Beci mban premtimin për rrugën e Komanit. Jep lajmin e mirë të nisjes së procedurave…

Kur e prezantoi si projekt në ditët e para të shkurtit të këtij viti, dukej në kufijtë e pamundësisë të realizohej, aq më pak brenda një kohe të shkurtër të nisnin punimet. Por pasi ka kaluar një muaj, janë hapur ofertat për rrugën Vau Dejës- Koman, një investim ky i ideuar dhe projektuar nga Benet Beci, sot kandidat për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër.

E veçanta e këtij investimi është se do të ndërtohet me paratë e KESH, duke treguar kështu dimensionin e përgjegjësisë sociale, koncept i shpalosur nga Benet Beci, madje me kontretizime të shumta.

Në ditën e prezantimit të projektit, me 5 shkurt 2021 para banorëve të Bashkisë Vau Dejës, kryekomunari Mark Babani e konsideroi një ëndërr. Deri sot, ishte e tillë, ndërsa sot, janë hapur ofertat e 5 kompanive pjesëmarrëdse në tender, nga të cilat do të shpallet fituesi e në vijim, do të lidhet kontrata për fillimin e punimeve në këtë rrugë.

May be an image of text that says 'PROFIL TIP Nr.5 MENYRA e NDERTIMIT TE RRUGES SH 1:50 Trupi Prites Mur 12,19.75 Kunete 775 300 4.0% 300 2.5% 100 2.5% 8.0% Asfaltobeton 4cm cm Binder 0 cm Stabilizant 15cm Skarifikim shtresave asfaltike Trupi Rruges Ekzistuese Kunete Guri 25cm Trupi Rruges Ekzistuese Linja Optike -Tritub 3x50mm Mbushje me rere TubP.V.C 0100mm Brez Betoni 20/25 Mur Guri Llaç Cimento M-50 TubP.V.C Tub o 100mm Brez Betoni 20/25 Mur Guri Llaç Çimento M-50 APLIKOHETNGA Pr.20 Pr.25 Pr.98 Pr.151 Km. ,366 Km. 0,476 Km. 1,722 Km. 2.958'

Gjatësia e rrugës që do të ndrëtohet është 30.7 km, ku përfshihet ërmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës.

Investimi me vlerë të konsiderueshme rreth 2.4 miliardë lekë apo 24 milion dollarë amerikanë, do të ketë impakt të rëndësishëm në jetën e banorëve, zhvillimin e turizmit për të cilin tashmë ka projekte sërish të ideuara e të propozuara nga KESH dhe Benet Beci, njëkohësisht, do të vlejë për nevojat e vetë Korporatës.

May be an image of pemë, natyrë dhe road

Me 8 shkurt 2021 u bë shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit, sot me 12 prill 2021 do të shpallet fituesi, lidhet kontrata e nisë puna. Tashmë rruga Vau Dejës- Koman, nuk është më një premtim por një realitet.