Kalendari i Superiores / Ndahen datat dhe oraret. Java e 13 nis me supersfidë dhe mbyllet me Partizanin

Ngjeshja e kampionatit për shkak të bojkotit ka bërë që klubet të mos kenë pushime në janar, si në vitet e kaluara dhe që në javën e dytë të këtij muaji të jenë të gjitha në fushë për sfidat e kampionatit. Një kampionat që sipas planit të FSHF rifillon me një superfidë mes dy skuadrave që mbajnë vendet e para.

Të premten, më 8 janar, të parat në fushë për vitin 2021 zbresin Vllanzia dhe Teuta, në një duel shumë emocionues në Shkodër ku në orën 18:00 vendasit do të luajnë për të vazhduar arratinë e theksuar diferencën, ndërsa durrsakët për t’i fenuar e rihapur plotësisht kampiontin.

Pjesa tjetër e ndeshjeve luhen të shtunën, më 9 janar, me 3 sfida në drekë në orën 13:45. Spikat Laçi-Kukësi, por edhe ndeshjet Bylis-Tirana e Kastiroti-Skënderbeu pritet të jenë shumë të luftuara, ndonëse përballin skuadra që kanë objektiva të ndryshme.

Java e 13 do të mbyllet me ndeshjen Partizani-Apolonia, e cila do të luhet në orën 16:45 në Elbasan, pasi është planifikuar që të luhet nën ndriçimin e projektorëve, /vipsport.al/