
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitorëve që ka pritur Kalaja e Shkodrës gjatë muajit gusht.
Vetëm në këtë muaj, kalanë e vizituan 24,413 persona, duke e çuar numrin total për periudhën janar-gusht në 124,856 vizitorë.
Kalaja e Shkodrës është një nga kështjellat më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik i qytetit. Ajo ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të Shkodrës, e rrethuar nga lumenjtë Bunë, Drin dhe Kir. Muret rrethuese zënë rreth 9 hektarë, ndërsa hyrja kryesore ndodhet nga verilindja.




