Kalaja e Shkodres shënon plot 80.000 vizitorë, një nga destinacionet më të vizituara në të gjithë Shqipërinë…

Arsye për t’u gëzuar sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ku  Kalaja Rozafa shënon plot 80.000 vizitorë;

një tregues i mirë, që ky sit mbetet një nga destinacionet më të vizituara në të gjithë Shqipërinë, por edhe si detyrë e jona për t’u kujdesur fort për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore e për të vazhduar punë të bukura përpara për promovimin e turizmit përmes thesareve të trashëgimisë.