Izmir Smajlaj shpallet kampion Ballkani…

Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit në eventin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 metra në garën e kërcimit për së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Ja si shprehet Smajlaj në Facebook:

Balkan Champion 2021 🥇

Nje gare e veshtire me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetem.
I lumtur per rezultatin prej 7.91m dhe vendin e pare ne kete kompeticion te rendesishem dimeror!

Falenderime te vecanta per trajnerin tim te pa lodhur z. Gjergj Ruli, familjen time,kstirana,bashkia tirane Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) @fsha dhe te gjithe ju mbeshtetes te sportit te bukur te atletikes! 🙏🏻