Izmir Smajlaj mbetet jashtë finales së Europianit…

Izmir Smajlaj nuk arriti të kualifikohet në finalen e garës së kërcimit së gjati në Europianin në salla të mbyllura në Poloni.

Smajlaj pati kërcimin më të mirë 7 metra e 69 centimetra, duke e mbyllur i nënti, ndërsa më tej vazhdonin tetë të parët.

Të premten e ka radhën Franko Burraj në garën e 400 metrave.