Ish-futbollisti i Vllaznisë, Arlind Kalaja firmos në Suedi…

Pas më shumë se 2 muajsh Arlind Kalaja ka arritur të firmosë me klubin e ri në Suedi.
Arlind Kalaja, ish-futbollisti i Vllaznisë, është zyrtarizuar të mërkurën si futbollisti më i ri i Ljungskile Sk që militon në Divizionin 1 të futbollit në Suedi.

26-vjeçari që prej janarit ndodhet në Suedi, ndërsa tani ka bindur klubin e ri për të firmosur me të. Lajmi erdhi nëpërmjet rrejeteve sociale, ndërsa tani Kalaja do ketë mundësin të tregojë vlerat në këtë vend. Kontrata e Kalasë me Ljungskile Sk është nënshkruar për dy vite.

Shkodrani ka provuar që përpos Vllaznisë të luajë edhe me ekipet e Kukësit, Kastriotit dhe Teutës, per t’u rikthyer sërish tek Vllaznia me të cilën luajti deri në dhjetorin e vitit të kaluar duke, fituar edhe Kupën e Shqipërisë po gjatë vitit 2021. Ndersa tani me Ljungskile Sk do të mundohet që të japë më të mirën e tij dhe ta ndihmojë këtë skuader të arrijë objektivat e saj