Ish deputeti Vasel Sinishtaj dëshmitar në rastin Dukaj-Gjeloshaj…

Me 20 shtator vazhdon seanca gjyqësore kundër Komunës së Tuzit, respektivisht kryetarit të komunës, Nik Gjeloshaj, për bullizëm në vend të punës ndaj ish zëdhënësit të komunës Kristjan Dukaj. Sipas informacioneve, në këtë seancë si dëshmitar do të jetë edhe ish deputeti nga Malësia, Vasel Sinishtaj, i cili aktualisht mbas postin e administratorit të komunës së Tuzit. Ajo që është interesante është fakti që para disa kohe, DRI ( Institucioni i kontrollit shtetëror i Malit të Zi) mes të tjerash konstatoi që Vasel Sinishtaj, nuk plotëson kushtet(kërkesat) për të qenë në pozitë të administratorit të komunës së Tuzit.

Ndërkaq, Dukaj beson në institucionet shtetërore dhe në zgjidhe të kësaj çështje.
“Besoj në institucionet shtetërore dhe në punën e tyre. Besoj në profesionalizëm dhe në të vërtetën. Bullizmi është një gjë e rëndë, të cilën e përjetova për një kohë të gjatë dhe nuk do ja dëshiroja askuj”, thekson Dukaj.

Rikujtojmë që Dukaj u largua nga puna për mosnjohje të një gjuhë, ku edhe për këtë çështje mediat në Mal të Zi njoftuan opinionin e gjërë.