Interesi i madh për bileta, Vllaznia i bën kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë…

TË pranishëm në stadium do të jenë rreth 5 mijë tifozët, por nisur nga interesi i madh i shkodranëve për ndeshjen, Vllaznia ka bërë njëë kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë duke i kërkuar hapjen e plotë të stadiumit për sfidën ndaj qipriotëve.

Në kërkesë, shkruhet se qyteti i Shkodrës ka kohë që ka arritur imunizimin falë masave anti-covid të marra dhe të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim. Kujtojmë se ditën e djeshme në Shkodër janë shitur 2 mijë bileta për 4 orë, dhe procesi u ndërpre pas problemeve me sistemin.

Kërkesa e Vllaznisë

“Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkpunimin tuaj ne do tju luteshim qe në ndeshjen e datës 29 Korrik në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim.

Kjo duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë nje imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS”.