Interes i madh për të blerë një biletë për ndeshjen Vllaznia – Ael Limasol…

Tifozët e Vllaznisë kanë pritur me orë të tëra në sportelet pranë stadiumit për të siguruar një biletë për ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Konference League që do jetë më 29 korrik ndaj Ael Limassol në stadiumin “Loro Boriçi”. Përveçse kanë pritur gjatë tifozët gjatë ditës së sotme nuk kanë mundur që të sigurojnë bileta për shkak të një problemi me internetin.

Tifozët besojnë në një rezultat pozitiv të Vllaznisë ndaj Aeal Limassol në ndeshjen e kthimit dhe shpresojnë tek një kualifikim i mundshëm.

Që prej orës 10:00 kanë qenë të shumtë tifozët të cilët kanë pritur jashtë Biletarisë së stadiumit për të blerë biletat për ndeshjen e së enjtes, por mungesa e internetit ka bërë që shitja të shtyhet për ditën e ardhshme.

Vllaznia ndeshjen e parë e ka humbur 1-0 në Qipro ndërsa synon që të gjejë kualifikimin në përballjen e dytë në Shkodër.