Inaugurohet spitali i Fierit/ Erdogan: Kemi bërë gjithçka për vëllezërit shqiptarë pa asnjë interes…

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka mbajtur një fjalim në inaugurimin e Spitalit Rajonal Memorial në Fier.

Përmes një video-mesazhi, lideri turk u shpreh se ky donacion është tregues i miqësisë pa asnjë interes mes dy vendeve.

Erdogan theksoi se Turqia ka bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë.

“Jam shumë i lumtur që takohemi me ju së bashku, ju përgëzoj dhe për muajin e Ramazanit dhe shpresoj që ky muaj të sjell bereqet. Marrëdhëniet dhe raportet Turqi-Shqipëri janë shumë të mira, ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve tona, besoj fort se ne do të thellojmë më tepër bashkëpunimin. Turqia në mbi 30 vite, ka vazhduar të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, pas tërmeteve dhe përgjatë pandemisë së COVID, pa asnjëlloj interesi u përpoqëm që të ishim pranë jush. Uroj që ky spital i miqësisë duke qenë një shenje e rë për miqësinë mes vendeve tona dëshiroj që në gjeografinë e zemrës sonë të shpërndajë shërim për vëllezërit e mi shqiptar, ngushëllime për ato familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe uroj shërbim të shpejt për ata që janë të infektuar. Një falenderim të veçantë dua edhe për kompaninë kontraktuese”, tha Erdogan.