IMERI: LAÇI I FORTË, POR VLLAZNIA SYNON VETËM FITOREN NESËR…

Besim tek fitorja nesër ndaj Laçit e ka shfaqur edhe sulmuesi Demir Imeri. Ai ka deklaruar se Vllaznia këtë herë do të zhvillojë një paraqitje ndryshe nga ajo e dy javëve të fundit dhe po ashtu, ka shprehur dëshirën për të shënuar, ndonëse për të, më shumë rëndësi ka të fitojë skuadra.

Dy ndeshjet e fundit i kemi bërë në kushte jo të përshtatshme. Kanë qenë 180 minuta në shi dhe nuk kemi dhënë atë që duhet në fushën e lojës, por megjithatë kemi patur intensitet në lojë. Nesër ndërkohë luajmë në shtëpi, ndaj një ekip shumë të fortë dhe me eksperiencë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj të marrim tre pikët.

E rëndëishme mbi të gjitha është që ekipi të ecë mirë dhe shpresoj pse jo, edhe të shënoj.