Ilir Beqaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Fejzi Zaganjorit…

Ndarja nga kjo jetë dhe rruga drejt të përjetshmes e Haxhi Fejzi Zaganjorit lë pas një boshllëk jo vetëm për besimtarët muslimanë, por tek të gjithë shkodranët.

Ai e kreu misionin e tij si klerik, në përçimin e besimit me kulturë, qytetari, në frymën e vëllazërisë dhe të bashkëjetesës fetare, të atdhedashurisë dhe identitetit kombëtar.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta komunitetit musliman të Shkodrës, familjes dhe miqve të tij!