I nxehti pushton Evropën. Nga Spanja në Suedi, temperatura rekord

Është nxehtë! Në fakt bën shumë vapë në disa zona të Evropës. Mbi 40 gradë regjistrohen në Kordoba të Spanjës.

Ajri i ngrohtë i shtyrë nga Afrika po u jep spanjollëve valën e parë të të nxehtit për 2020-n.

“Dielli është shumë i fortë, unë nuk jam mësuar me vapën dhe përdorimi i maskës e bën shumë mbytëse, por është me detyrim ndaj duhet të pranojmë masat e nevojshme”, thotë një vajzë.

Moti përvëlues nuk pritet të zgjasë shumë, por ai ka arritur deri në gadishullin Skandinav, duke thyer rekordin e temperaturave në Suedi. Grumbuj njerëzish u janë drejtuar plazheve, por a po e respektojnë distancimin social?

“Nuk besoj, mjafton të shikosh përreth, ndoshta ka pakëz hapësirë mes njëri-tjetrit, por kryesisht jo”, thotë një turist anglez.

Franca, Belgjika, por edhe Britania po shijojnë një mot të mirë, shoqëruar me disa lehtësira të bllokadës anti-Covid.

Por temperaturat e larta nuk vijnë kaq herët në stinën e verës dhe me ardhjen e diellit vijnë edhe paralajmërimet.

Njerëzit mund të preken nga Covid-19 pavarësisht nxehtësisë, ndaj duhet të mbrohen për veten dhe të tjerët duke larë duart rregullisht dhe duke ruajtur distancimin social.