“Historia e gdhendur në ullinj”/ Muhamet Trepçi nga Shkodra, mjeshtri që zbulon artin në dru…

Shpërndaje

Në një punishte te artizanatit në Shkodër, druri i ullirit merr formë nga duart mjeshtrit Muhamet Trepçi,që prej afro tri dekadash i është përkushtuar këtij materiali unik. Ai thotë se çdo copë dru mbart histori, të shkruara në vijëzimet dhe kontrastet natyrale të tij.

I frymëzuar nga filozofia e Umberto Eco, ai beson se natyra krijon forma me një harmoni të tillë dhe artistit i mbetet vetëm t’i zbulojë

Me teknika tradicionale, gdhendje të imët dhe ngjyra natyrale të përftuara nga vetë ulliri, ai ruan teksturën, vijëzimin dhe harmoninë që natyra ka krijuar ndër vite.

Punimet e Muhamet Trepçit i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ato janë ekspozuar edhe në monumentin historik të Vittoriano në Romë, ku u prezantuan si forma të artit bashkëkohor të frymëzuar nga natyra.

Pavarësisht moshës Muhamet Treppi vijon çdo ditë punën në punishte, duke e kthyer drurin e ullirit në një dëshmi arti dhe tradite.

Shpërndaje