“Histori frymëzimi”/ Motrat siameze që refuzojnë të ndahen

Njerëzit e kanë konsideruar frymëzuese historinë e binjakeve siameze, të cilat refuzojnë që të ndahen.

Parshikohej që motrat, Carmen‌ ‌dhe Lupita, 18 vjeç, të mbijetonin vetëm tri ditë pasi ato lindën në vitin 2002 dhe u tha se ndarja mund të rezultonte fatale, ku mund të çonte në vdekje ose qëndrim në tre vite në kujdes intensiv.

Carmen dëshiron që të marrë licencën së shpejti: “Unë kam këmbën e duhur, jam pak më e gjatë se ajo. Ne u përpoqëm ta lëmë Lupitën që të drejtojë makinën, por nuk funksionoi.”

Kur Lupita dhe Carmen ishin më të vogla, kaluan vite në terapi fizike duke mësuar se si të ulen dhe punojnë së bashku, si t’i përdorin këmbët e tyre. Ndërkohë, kur ishin katër vjeç, ato hodhën hapat e tyre të para së bashku.

Motrat kanë personalitete shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Carmen është e zgjuar dhe shkëlqen në shkollë, ndërsa Lupita është më e qetë.

Vajzat janë futur në një program bujqësor, duke shpresuar që të kenë një karrierë në veterinari ose në ndonjë sektor të blegtorisë.