Hetuesit “zbërthejnë” telefonin e Tires, merren në pyetje mjekët e COVID-2…

Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas arrestimit të Tire Alldervishit, sanitares që hiqej si infermiere.

58-vjecarja me anë të mashtrimit i ka marrë 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje me covid, të cilës pretendonte se do ti bënte shërbim, por rezultoi se nuk i dha as bukë.

Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e lokalit ku dyshohet se denoncuesja i ka dhënë paratë sanitares. Këto pamje mund të rëndojnë pozitën e Alldervishit, raporton gazetarja e ABC, Glidona Daci.

Ndërkohë grupi hetimorë ka “zbërthyer” edhe celularin e 58-vjeçares për të parë nëse kishte komunikim me punonjës të tjerë të spitalit dhe nëse ka pasur raste të tjera të ryshfetit.