
Arkeologu dhe studiuesi i njohur Helidon Sokoli ka marrë drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër–Lezhë, vendim ky i dhënë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Sokoli ka një kontribut të madh në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore, duke udhëhequr ekspedita brenda dhe jashtë vendit. Ai ka qenë pjesë e zbulimeve të rëndësishme në vendbanimet historike të Bushatit dhe Komanit, ku studimet e tij dhe të ekspertëve ndërkombëtarë kanë ofruar të dhëna të reja mbi historinë dhe kulturën e rajonit verior.
Prej disa vitesh, Sokoli ka mbajtur edhe detyrën e përgjegjësit të Parkut Arkeologjik Shkodër–Lezhë. Me eksperiencën e tij akademike dhe profesionale, si dhe pasionin për trashëgiminë kulturore, ai nis një fazë të re drejtimi të këtij institucioni.




