Guri i Zi/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, përplaset me pemën…

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.