Gjykata e shkodres jep masen e sigurisë për dy punonjësit e burgut të Reçit…

Gjykata e shkodres ka dhene masen e sigurise “arrest shtepie” per dy specialistet e edukimit dhe ceshtjeve shoqerore ne burgun e Recit , Mario Laloshi Arnaldo Hoxha.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe. Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që cdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

Laloshi dhe Hoxha u pezulluan me heret nga detyra me urdher te Ministrit te Drejtesise