Gjykata dënon portalin/ Top Channel e paditi për shpifje, syri.net duhet të përgënjeshtrojë

Top Channel ka fituar një beteje ligjore kundër portalit Syri.Net të cilin televizioni e kishte paditur për shpifje. Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë në kërkesën e palëve paditëse në këtë rast televizionin Top Channel duke konstatuar shkaktimin e dëmit jopasuror ndaj shoqërisë paditëse Top Channel sh.a i njohur si një televizion mbarë kombëtar.

Gjykata detyroi palën e paditur “Qendra për Informim të Hapur”, pronare e domainit Syri.Net. të publikojë me shpenzimet e saj një deklaratë përgënjeshtruese të lajmit në faqen zyrtare web të Syri.Net, pasi vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë.

Gjithashtu gjykata urdhëron Palën e Paditur  “Qendra për Informim të Hapur, pronare e domain Syri.Net. të heqë lajmin e publikuar më datë 28.02.2019 nga faqja web e Syri.net dhe nga të gjitha portalet e tjera ku është botuar ky lajm.

Ndërkohë Top Channel si një televizion kombëtar që udhëhiqet nga e vërteta nuk ka dashur të hyjë në polemikë me portale të çfarëdoshme por për interes të publikut që në çdo rast kur ka shpifje për interesa të caktuara nxitur nga biznesi apo politika, ato do të shkojnë në organet gjyqësore. Ky është një nga gjyqet, dhe u fitua sot, por ka një numër të madh procesesh që Top Channel po i ndjek në vazhdimësi.