
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në liqenin e Shkodrës, ku një person rreth 37 vjeç është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuar si banor i zonës së Grizhës dhe trupi i tij është zbuluar në afërsi të Balshajt nga shërbimet e policisë së Malësisë së Madhe.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt tragjik./RealitetiPost/




