Gazetari keshilla nga karantina: “Izolohuni. Mendoni për të moshuarit në shtëpitë tuaja”…

Pa hyre ne asnje term mjekesor (pasi behemi qesharakë), por duke u munduar te percjell per miqte dhe te afermit ne Shqiperi eksperiencen tashme trejavore me situaten e emergjences, do doja te ndaja me ju disa opinione shkurt.
Bejme humor, batuta, ironi, por ne fund duhet te jemi serioze me rregullat. Eshte bazike.

Në fillim ne ketu e morem lehte. Edhe thirrjet apo sensibilizimi i autoriteteve nuk ishin aq bindese, dhe ne vazhduam me ritmin e zakonshem, kafe, dalje ne qendra tregtare, restorante, xhiro neper Milano…
Pastaj erdhi vala e madhe, rritja e frikshme e numrit te te infektuarve dhe farkeqesisht dhe te vdekjeve. Aty kuptuam se nje pjese te fajit e per situaten e kishte edhe neglizhenca jone. Sot jemi ndergjegjesuar dhe po zbatojme me perpikmeri rregullat.

Ju ne Shqiperi e keni nje shembull per te kuptuar sesi duhet vepruar. Keni eksperiencen tone. Qindra shqiptare ketej ne Itali po shkruajne pafund qe duhet te jeni te kujdesshem dhe te zbatoni rregullat. Besojini ju lutem. Lufta me e mire ndaj ketij virusi eshte izolimi. Duke u izoluar, izoloni edhe ate.

Sot pashe sesi te rinjte kane perfituar nga mbyllja e shkollave dhe kane pushtuar lokalet. Te tjere edhe me te rritur, bejne karshillek me foto kafesh sikur jane Highlander 1000 vjecare, qe si tremben asgjeje. Rruget jane plot sikur ata 10 apo me shume te infektuar ne keto dy dite, te kene nje grip tre ditor dhe jo nje virus tmerresisht ngjites qe merr jete. Te rinjte dalin dhe mburren se nuk i ben asgje ky virus. Dhe shifrat e kane treguar se eshte i drejte ky arsyetim. Por mendoni pak sikur prindi, gjyshi, i afermi i moshuar te infektohet pikerisht nga papergjegjshmeria e ketij budallai se e kishte kaq te domosdoshme daljen dhe qendrimin dy ore ne kafe. Sa peshe do te kete ne ndergjegje ky idiot apo idiote? Jeten e njeriut se kthen askush prapa, lokalet aty jane edhe pas tre javesh a nje muaji. Mos i trajtojme moshen e trete si numra. Jeta eshte e shenjte dhe prindi apo gjyshi nuk kane moshe.

Te dashur miq!
Veteizolohuni. Evitoni sa me shume daljet ne publik. Kush ka pune, normal nuk do mund te jete kaq rigoroz, por te pakten parazitlleqet e pijaces mund te evitohen gjate diteve qe do behen shume here me te veshtira.
Eshte e veshtire por rruga e duhur.

Forca, Birra & Netflix 💪💪💪
Ta izolojme qelbesiren.