“Gabime foshnjarake te golat”, Dedja: E habitshme! Është hera e disatë që nuk na japin penallti

Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, foli pas humbjes ndaj Skënderbeu, ku shprehu keqardhje për humbjen në minutat e fundit ndaj korçarëve, pas golit të Pusit.

NDESHJA- Në momentet që jemi, kishim motivet më të mëdha, pavarësisht se Skënderbeu është skuadër e fortë. Nuk na takonte ky rezultat. Gabime foshnjarake. Kruja dhe Lekaj gabuan te 2 gola. Pavarësisht se jemi në këto pozita, unë i përgëzova për shpirtin e garës në dhomat e zhveshjes. Lojtarët kanë dëshirë, nuk janë si në ditët e para. Më vjen keq që jemi në këto pozita.

PENALLTIA E PADHËNË – Të them të drejtën që futbollistët më thanë që futbollisti i Skënderbeut preku topin me dorë brenda zonës. Është hera e disata që nuk na japin penallti. Është e habitshme. Po të ishte jashtë 16 jam i bindur që do ta jepte faull.

Është përgjegjësi e madhe. Ne do të luajmë me të njëjtin motiv. Skuadra do të kërkojnë rritje edhe më tepër. Jam i kënaqur vetëm në rritjen e lojës. Do të jem i mirë përgatitur për atë që mendoj se do të bëjmë.

GOLI I PUSIT- Nga akademia kemi kohë për të hedhur sytë. Më erdhi keq gabimi i Gligorov. U tregua profesionist dhe tha më ka mbaruar kontrata dhe do largohem. Sidorenko kontribuo, nuk kam asnjë gjë me të huajt.

Nuk kam bërë dallime. Duhet që ta ndjejnë atmosferën e qytetit dhe mos rijnë larg. Më vjen keq, që nuk është vetëm Pusi, por shumë lojtarë të akademisë që luajnë me ekipet e tjera. Unë kam kontratë deri në 5 gusht, më pas do flasim. 17 vjet s’na ka pyetur kush për kontratat. Ashtu ishte koha.

SHERRI- Unë gjeta portierin tjetër, jo se ka luajtur keq, por bëri 2-3 gabime. I vura në baraspeshë dhe në fund fitoi Sherri. Ramadanin e kam parë 3 herë në stërvitje individuale.

PANORAMASPORT.AL