FOTO/ Prej më shumë se dy javesh në grevë urie në ish-burgun fameqet në Qafë-Barit…

“Sot me grevistët e urisë në Qafë-Bari, të cilët kanë më shumë se dy javë që sakrifikohen në gërmadhat e këtij burgu famëkeq, në kërkim të të drejtave të tyre dhe të bashkëvuajtësve të tyre. Është e trishtueshme dhe e pa pranueshme që pas më shumë tridhjetë vitesh demokraci, ish të burgosurit politik, kundërshtarët dhe demaskuesit e vërtetë të një sistemi të dështuar, janë të detyruar të ndërmarrin veprime te tilla ekstreme, në kërkim të të drejtave të tyre legjitime që lindin nga fakti shpalljes së tyre të pafajshëm.

Krimet e pakryera, për të të cilat këta ish të burgosur kanë kryer dënime të pamerituar, në burgjet më famëkeqe të Shqipërisë, siç është edhe i Qafë-Barit, kanë qenë jo vetëm në kundërshtim me ligjet dhe konventat ndërkombëtare por edhe me kushtetutën dhe ligjet e kohës në vendin tonë, i cili e përcakton qartë përjashtimin e të burgosurve të ndërgjegjes nga puna e detyruar.

Duke patur parasysh këto fakte, shteti shqiptar ke detyrimin ligjor i cili rrjedh nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, njëkohësisht ka edhe detyrimin moral dhe njerëzor, që të bëjnë drejtësi me këta persona të pafajshëm.

I ftoj organet shtetërore kompetente, ti vlerësojë seriozisht dhe sinqerisht dhe në mënyrë të menjëhershme, kërkesat e të ngujuarve në grevën e urisë së Qafë-Barit të cilat kanë karakter të theksuar ekonomik, gjë që siç e theksuam, bëhen të detyrueshme me faktin e shpalljes së tyre të pafajshëm nga gjykata.

Do të ishte e papranueshme dhe ligjërisht e dënueshme, kërcënimi e jetëve të këtyre katër personave të cilët po përjetojnë momente kritike në kushte çnjerëzore në një burg gërmadhë”, shkruan Luigj Mila.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe E brendshme
May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe E brendshme
May be an image of 1 person dhe sitting
May be an image of 2 njerëz, ambiente të jashtme, E brendshme dhe tekst
May be an image of 1 person, sitting dhe tekst
No photo description available.
May be an image of hallway
No photo description available.
May be an image of E brendshme dhe brick wall
No photo description available.
May be an image of ambiente të jashtme
May be an image of ambiente të jashtme
May be an image of 2 njerëz dhe E brendshme