FOTO/ Në oborrin e familjes së doktor, Frederik Shirokës të krijohet një ndjesi e bukur qetësie…

Në oborrin e familjes së doktor, Frederik Shirokës të krijohet një ndjesi e bukur qetësie.

Një shtëpi që daton nga viti 1812, ruan të patjetërsuar traditën dhe përmes çdo detaji të përcjell jo vetëm aromën e luleve por edhe mbartëse e një kulture shumëvjeçare shkodrane.

Kolë Shiroka, pasardhës i familjes, mësues i nderuar është përkujdesur gjithnjë që oborri të jetë i lulëzuar, i zbukuruar me detaje lulesh e pemësh shumëngjyrëshe për të të dhënë ndjesinë e qetësisë dhe mikpritjes.
Drandofille të kuqe e të bardha, lulebora blu, luledimni, mullagat e kadifenjta, mandarina, limoni, portokalli e arroret vijnë në forma të ndryshme të lidhura harmonikisht mes tyre duke i dhënë peisazhit të kopshtijes forma konfigurimi interesante. Kompozimi i këtij kopshti qendron në thjeshtësinë e gjelbërimit të tij, i përshtatur në mënyrë të përkryer me stilin arkitekturor të banesës.

Në këtë banesë lindi dhe jetoi Dr.Frederik Shiroka, themelues i kirurgjisë moderne, i cili me duart e tij të arta shëroi shumë pacientë, ndërsa jeta e përvoja e tij ka frymëzuar gjithë pasardhësit e tij.Sot , spitali i kirurgjisë në QSUT, mban emrin e Frederik Shirokës, themeluesit të bisturisë shqiptare.

(Marrë nga faqja DRTK Shkodër)