FOTO/ Dalin pamjet e humnerës ku u rrëzua efektivi i RENEA-s

Një oficer i RENEA-s ka rënë aksidentalisht nga lartësia duke thyer këmbët. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në malin e Zorgjit në Dukagjin. Mendohet se “oficeri Bledar Beluli ka rënë në greminë, teksa kishte dalë për alpinizëm”.

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda, në të dyja këmbët. Pritet helikopteri i shëndetësisë për ta transportuar në spitalin e Traumës.

Banorët thonë se e vetmja mundësi për ta shpëtuar atë është përmes nisjes së nje helikopteri, në të kundërt i rrezikohet jeta.

Ai u rrëzua rreth orës 07:30 të mëngjesit, ndërsa mësohet se një grup i FNSH Shkodër janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Për momentin pranë tij ndodhën banorë të zonës, të cilët e kanë të pamundur ta nxjerrin.

Ai ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër.