Formacionet zyrtare Laçi-Vllaznia: Trajnerët kërkojnë fitore, zbresin në fushë “më të mirët”…

Në orën 13:00, Laçi do të presë në “shtëpi”, “kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 26-të, të Kampionatit shqiptar të futboll.

Vllaznia vjen në përballjen ndaj “kurbinasve” pas një barazimi me “demat e kuq” të Partizanit, ndërsa vendasit e Laçit humbën ndeshjen e fundit me rezultatin e ngushtë 3 me 2, ndaj “bardhebluve” të Tiranës.

Të dy trajnerët kërkojnë vetëm fitore dhe për këtë arsye nuk kanë kursyer asnjë “element” të skuadrës, teksa kanë vendosur të zbresin “më të mirët” në fushën e blertë.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani; Roganovic, Turkaj, Velkovski, Ziko; Manellari, Ujka; Spahiu, Babtunde, Mazrekaj; Guindo.

Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia: Zogovic; Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi; Hoxhaj, Marku, Çoba; Balaj.

Trajner: Mirel Josa /