Fillon projektimi i Vllaznisë së të ardhmes, kuqeblutë kthejnë në shtëpi një sulmues…

Vllaznia e të ardhmes do të ketë për bazë futbollistët shkodranë. Kjo është ideja që kanë drejtuesit në Shkodër, ku kanë filluar që tani të shohin elementët e rinj të spikatur që prodhojnë akademitë në qytet, për të siguruar të ardhmen.

Ndërkohë, klubi po mundohet të kthejë “në baze” lojtarë të cilët janë larguar gjatë këtyre viteve në skuadra të tjera, për të vazhduar karrierën e tyrë. Më i fundit është rasti i Angjelo Radovanit, një sulmuesi 19-vjeçar i cili kishet spikatur me moshat e Vllaznisë para se të largohej për të provuar të aktivizoohej në një skuadër tjetër.

Ai u bë pjesë e Bylisit në fillimin e sezonit, por nuk gjeti hapësirat që shpresontë të kishte. Pasi u shkëput me ballshiotët, Radovani është kthyer përsëri të bëhet pjesë e Vllaznisë, duke firmosur sot kontratën e cila e vesh përsëri kuqeblu, ndonëse si fillim do të jetë pjesë e ekipit U21 të shkodranëve. /vipsport.al/