Ferit Kola në “Art’Zanatet”, mjeshtëria që trashëgohet te brezat e rinj…

Shpërndaje

Skulptori shkodran Ferit Kola, i njohur për realizimin e veprave që përjetësojnë figura të rëndësishme të kombit, ishte protagonisti i radhës në aktivitetin “Art’Zanatet”.

I vlerësuar për aftësinë në punimin e gurit, bronzit dhe restaurimin artistik, ai ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e tij profesional, pasionin për artin si dhe sfidat që shoqërojnë këtë zanat. Gjatë bashkëbisedimit, ai theksoi rëndësinë e përcjelljes së këtyre aftësive te brezat e rinj, si një mënyrë për të ruajtur dhe vazhduar traditën.

“Art’Zanatet” është një cikël aktivitetesh i organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Shkodër dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, me qëllim evidentimin dhe mbrojtjen e zanateve tradicionale që janë në rrezik zhdukjeje.

Nëpërmjet diskutimeve dhe praktikave konkrete, ky projekt synon të afrojë të rinjtë me teknikat artizanale, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale./RealiteitPost

Shpërndaje