Erkand Qerimaj rrëmben 3 medalje në Turqi

Erkand Qerimaj arrin ne Turqi te jape rezultatin me te larte te jetes se tij deri tani ne Peshengritje.
Tre medalje Argjendi, thyerje e Rekordit Kombetar dhe pike kualifikuese per ne Lojerat Olimpike “TOKYO2020” ne Turneun e pare Nderkombetar “Naim Sylejmanogly” mbajtur ne Gaziantep te Turqise.

Nen drejtimin e trainerit te mirenjohur Zef Kovaci, 3 Medalje Argjendi. Rekord Kombetar ne Dygaresh me nje total prej 351 Kilogramesh (158 KG dhe 193 KG). Dhe Piket Olimpike. Rekordi mbahej edhe me heret nga Erkand Qerimaj me 348Kg (155 kg dhe 193kg. “Ky Esht Rezultati me i larte ne KG Ne Jeten Time ne Gara Nderkombetare 351 KG Dygaresh dhe ndihem mirenjohes dhe i motivuar nga ky rezultat.” – U shpreh ne telefonaten e tij Kampioni Erkand Qerimaj.

Nje kilogram ishte diferenca qe e ndau nga marrja e medaljeve te arta ne kete turne.