Erald Çinari me skuadër të re, prezantohet te Shkëndija…

Erald Çinari është zyrtarisht lojtari më i ri i Shkëndijës. Ndonëse marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohës, vetëm këtë të mërkurë ka ardhur zyrtarizimi.

Ka qenë vetë klubi tetovar, që nëpërmjet një postimi, njofton firmën me sulmuesin 26-vjeçar.

Teksa ishte lojtar i lirë, emri i Çinarit u lidh disa herë me një kalim të mundshëm te Vllaznia apo edhe Partizani, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit kurrë.