EMRI/ Të shtëna me armë në Tiranë, ja kush ishte objektivi…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme, 18 janar në Tiranë në zonën e Liqenit të Thatë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Lulëzim Masha, 63 vjeç nga një person ende i paidentifikuar.

Ora News mëson se bëhet fjalë për administratorin e shkollës Willson, i cili udhëtonte i vetëm.

Dyshohet se  një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit  tip Benz me të cilin udhëtonte 63-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.