
Policia e Shkodrës ka arrestuar në orët e vona të së shtunës Arlind Kajoshin, i cili ishte në kërkim për përfshirje në dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi. Ngjarja ndodhi më 3 qershor 2024 në zonën e Rusit, pas një konflikti për një vendparkim, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë edhe Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.
Vladimir Bruçi, është babai i Alban Bruçit – një emër i njohur për policinë. Kujtojmë se më 7 shtator, ky i fundit dyshohet se ka tentuar të vrasë Arjon Kajoshin, vëllain e Arlindit dhe njëherësh kampion boksi. Arrestimi i Arlind Kajoshit është kryer në fshatin Shtoj, në dalje të qytetit të Shkodrës, sipas burimeve policore.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
I shpallur në kërkim për disa vepra penale, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
- A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.
Vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




