EMRI/ Ngjarje tragjike në Angli/ ‘Shtëpia e barit’ përfshihet nga flakët, digjet brenda saj i riu shqiptar…

Ngjarje tragjike në Angli. Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pasi është bllokuar nga zjarri që përfshiu shtëpinë e barit ku edhe “punonte”. Ermal Qose, u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë 2 ditë më vonë në spital.

Kryeinspektori i Policisë Metropolitane, Mark Rogers tha: Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda shtëpisë së mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri, informon Noa.al.

Megjithatë nuk përjashtoi faktin që Qose edhe mund të ishte vrarë.

“Unë dua të dëgjoj nga banorët e zonës që ishin në zonë në natën e Vitit të Ri nëse kanë parë njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia,”-shtoi ai.